Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës nga Osmani: Partitë s’votojnë, vetëm nëse llogaritet Srpska
Foto: Laura Hasani

Hoti reagon pas mandatimit të Konjufcës nga Osmani: Partitë s’votojnë, vetëm nëse llogaritet Srpska

Aktuale November 04, 2025 - 20:56

Deputeti LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila bëri me dije se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se Osmani ka marrë përgjigjen nga opozita s’e nuk e votojnë asnjë mandatar, ndërsa sipas tij, ekzistojnë gjasat vetëm me votat e Listës Serbe.

Postimi i plotë:

E para e shtetit vendimin për mandatarin e ka bazuar në ‘gjasa’.

Por, nga takimet me kryetarët e partive politike e ka marrë përgjigjen se nuk ka ‘gjasa’ që deputetët e atyre partive të votojnë asnjë mandatar tjetër.

Kështu që, gjasat mund të ekzistojnë vetëm nëse llogaritet në votat e deputetëve të Listës Serbe.

Gjasa të tjera nuk ka.