Albin Kurti në Tiranë për homazhe për Fatos Nanon, shtrëngim duarsh me Edi Ramën
Aktuale
November 02, 2025 - 12:57
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu kanë arritur në Tiranë, ku po marrin pjesë në ceremoninë e homazheve për ish-kryeministrin Fatos Nano.
Kurti pas takimit me familjarët u ndal edhe për të shkruar në librin e zisë për ish-kryeministrin dhe liderin historik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në këto homazhe po merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin Kurti pati një shtrëngim duarsh, që rrallëherë është parë.
Fatos Nano vdiq dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.