Basha vlerëson lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu
Aktuale
November 02, 2025 - 09:59
Në 36-vjetorin e rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, dhe ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bënë sot homazhe në nderim të tyre.
Kryeparlamentari, Dimal Basha theksoi se sakrifica e tyre u bë frymëzim për mijëra të tjerë që më pas u rreshtuan në rrugën e lirisë.
“Të dy këta ranë duke u ballafaquar me regjimin e atëhershme, por pas rënies së tyre u zgjuam dhe u inspiruam me mijëra të tjerë e që besoj që u kurorëzua me themelimin e UÇK-së. 36 vite më vonë jemi për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre prandaj lavdi jetës dhe veprës së tyre dhe gjithë dëshmorëve të tjerë”, tha Basha.