Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Aktuale November 01, 2025 - 23:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka ndarë një foto të qytetit të Prishtinës, duke thënë se të dielën e 9 nëntorit, kryeqyteti i jep LDK-së atë që ‘’s’mund të ia ndalin popullistët kurrë: besimin’’.

Abidixhiku në postimin e tij e ka kritikuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’kryepopullist’’ i cili, siç ka thënë i pari i LDK’së, s’ofron asgjë përveç bllokimit dhe kërcënimit.

‘‘Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.

Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.

Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.

Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën.

Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova.

Dritë do të ketë!’’, ka thënë ai.