Osmani: Kurti kërkoi kohë që deri më 5 nëntor të komunikojë sërish për mandatarin e dytë
Foto: Laura Hasani

Osmani: Kurti kërkoi kohë që deri më 5 nëntor të komunikojë sërish për mandatarin e dytë

Aktuale October 31, 2025 - 14:40

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur pas takimit të sotëm që kishte me partitë politike.

Osmani tha se disa nga partitë politike kishin qëndrime që nuk mund të krijojnë shumicë, por kishte dhe qëndrime që të takoheshin sërish me qëllim që të ketë një mandatar të ri.

Ajo tha se për këtë do të presë deri më 5 nëntor, aq sa përcakton afati i Gjykatës Kushtetuese, transmeton Zeri.info.

“Deri më 5 nëntor do të komunikoj sërish me kryetarët e partive, por do të jem në komunikim me ta dhe kushdo që ka gatishmëri për të parë përfundimisht se a ka mundësi për mandatar të ri”.

Ajo përmendi se Kurti ka kërkuar t’i jepet kjo kohë.

“Kurti ka kërkuar që të më takojë edhe një herë para se të skadojë afati 10-ditor dhe pas konsultimeve që ka brenda partive që i takon, do të vijë ose jo me mandatar të dytë, është çështje e tyre”, deklaroi Osmani para gazetarëve. /Zëri