
Osmani në Aspen Institute në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Aspen Institute në Berlin, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Sipas Presidentes Osmani, kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.
Presidentja Osmani ka shkruar:
E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.
Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.