Kurti në pritjen nga mbreti Charles III theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Kurti në pritjen nga mbreti Charles III theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Aktuale October 22, 2025 - 14:13

Mbrëmë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër.

Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.

Në këtë pritje të veçantë, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë kësaj mbrëmjeje solemne, kryeministri Kurti pati mundësinë të bisedojë me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri