
Rashiqi preferon koalicion LVV-LDK për formimin e qeverisë
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, thotë se ai do të dëshironte një koalicion LVV-LDK për formimin e qeverisë së Kosovës.
Rashiqi tha se nëse do të ketë një koalicion të tillë do të kishte një qeveri stabile.
“Si zakonisht Lista Serbe në cilëndo formë që unë jam i inkorporuar për ndonjë pozitë apo situatë zgjedhor ata gjithë janë kundër e kanë një organizim brutal, prandaj nuk është befasi prej tyre. Unë kisha qenë i gëzuar që të kemi një qeveri një mazhorancë stabile për shkaqe të sfidave që kemi, për shkak të marrëdhënieve ndërkombëtare, prandaj unë kisha qenë i gëzuar që të jetë LVV të bëjë koalicion me LDK-në, atëherë do të kishim pas një numër më të madh të deputetëve, nëse isha vetë unë në ndonjë formë ose një moment do të inkurajojë Kurtin që është e mundshme një koalicion të lind sepse siç kemi konfirmuar edhe më herët kanë treguar një seriozitet institucional dhe unë e vlerësoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Rashiqi në Tëvë1.
Rashiqi ka komentuar qëndrimin e PDK-së, e cila nuk e ka mbështetur votimin e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.