Thaçi mirëpriti jetesën multietnike në Kosovë, ja çka thotë Covey

Thaçi mirëpriti jetesën multietnike në Kosovë, ja çka thotë Covey

Aktuale October 02, 2025 - 10:46

Ish-zëvendësi i Bernard Kouchner, Jock Covey po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Ai u pyet se a ishte e vërtetë që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte trajtuar me dinjitet jetesën multietnike në Kosovë në tetor të 1999-ës, Covey e pohoi pyetjen e avokatit Luka Mishetiq.

“Zotëri Thaçi është zhvilluar me kalimin e kohës”, u shpreh tutje Covey.

“Thaçi këmbëngulë që Universiteti i Mitrovicës të jetë e hapur për të gjithë. Ai thotë se studentët shqiptarë kanë të drejtë për të studiuar aty, ai kërkon lëvizje të lirë për të gjithë kosovarët në Mitrovicë të Veriut, propozon që të ndërmerren hapa të shpejtë në infrastrukturën e Universitetin e Mitrovicës”, citon avokati Mishetiq nga biseda e Thaçit dhe Kouchnerit në tetor të vitit 1999.

Lidhur me këtë, Covey tha se është e vërtetë ajo që ka kërkuar Thaçi.