KRU “Mitrovica”: Pa ujë të pijshëm përkohësisht disa zona të Vushtrrisë

KRU “Mitrovica”: Pa ujë të pijshëm përkohësisht disa zona të Vushtrrisë

Aktuale September 29, 2025 - 08:21

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesor furnizues, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm në fshatin Dalak dhe një pjesë të Shtitaricës, në komunën e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, ekipet teknike janë duke punuar në terren për sanimin e problemit, ndërsa rikthimi i furnizimit pritet të bëhet ditën e hënë.

KRU “Mitrovica” u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje derisa të përfundojnë punimet.