Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshijë në juridiksionin për TPNJ-në

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshijë në juridiksionin për TPNJ-në

Aktuale September 17, 2025 - 12:58

Juristi Paul Williams ka thënë se ka punuar në mënyrë intensive me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje, por edhe me diasporën shqiptare gjatë bisedimeve që u zhvilluan atje.

Ai, para trupit gjykues në Hagë, ka deklaruar se sa i takon Rambujesë, atij i është kërkuar nga Fehmi Agani, që të përpilojë dhe të përgatisë gjuhën që ishte sa më gjithëpërfshirëse që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha përgjegjësitë e veta për të zbatuar mandatin e tij.

“Për kontekst të më tejshëm gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet, aktakuzat e Gjykatës së Tribunalit për Ish-Jugosllavinë. Të gjithë anëtarët e delegacionit ishin të pranishëm, kjo përfshinte edhe mësime që kishin nxjerrë nga koha kur unë punoja si këshilltar ligjor për boshnjakët në Marrëveshjen e Daytonit”, ka theksuar Williams.

I pyetur se pse ishte e rëndësishme për delegacionin e Kosovës formimi i teksteve sa më të kuptueshme për Tribunalin e Ish-Jugosllavisë, Williams u përgjigj: “Jurdiksioni dhe aftësia e Tribunalit për ish-Jugosllavinë ishte e rëndësishme për disa arsye, konteksti konkret specifik menjëherë përpara bisedimeve ishte Masakra e Reçakut”.