
Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
September 17, 2025 - 07:57
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 20 e 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
