Vendoset “tjetër gur kilometrik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Foto: Laura Hasani

Vendoset “tjetër gur kilometrik” në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Aktuale September 13, 2025 - 09:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se edhe një tjetër hap i rëndësishëm është hedhur në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Presidenca Daneze e BE-së ka ftuar Shqipërinë në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtarë, që të hapë edhe katër kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kanë hapur në 11 muaj.

“Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtarë, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash”.

“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha te rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, ka shkruar Rama në Facebook.