
Përparim Rama flet për Smart City: Prishtina, e para në rajon në transformimin digjital
Aktuale
September 05, 2025 - 18:41
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm sa i përket digjitalizimit të shërbimeve në kryeqytet.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se “të gjithë autobusët e Kryeqytetit tani janë me GPS”, ka thënë Rama.
“Me aplikacionin inovativ të Prishtina Smart City, monitorojmë ngarkesat, parashikojmë prirjet dhe marrim vendime të bazuara në të dhëna, jo në perceptime”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Prishtina është e para në rajon në transformimin digjital.
“Kjo na jep pasqyrë të qartë dhe të vazhdueshme për gjendjen e trafikut”, ka thënë kryetari Rama.