Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme
Foto: Laura Hasani

Basha pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme

Aktuale September 05, 2025 - 15:33

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka pranuar sot vendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme.

Sipas njoftimit të Kuvendit në Facebook, Basha ka autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Parlamentit.

Vendimi u mor pas kërkesës së dorëzuar nga Lista Serbe, përmes së cilës Gjykata ka vendosur të pezullojë përkohësisht çdo veprim të deputetëve të zgjedhur.

Po ashtu, me të njëjtin vendim është ndaluar edhe çdo procedurë për formimin e qeverisë deri më 30 shtator 2025.