Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
Foto: Zëri / Ilustrim

Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

Aktuale August 24, 2025 - 08:17

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK), ka përditësuar të dhënat rreth pritjeve dhe kolonave në hyrje-daljet e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 08:07, më së shumti ka pritje në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Atje qytetarët për të dalë nga Kosova po presin një orë, përderisa kolona është 500 metra.

Për të dal nga Kosova, pritje ka edhe në Jarinjë. Sipas të dhënave të QKMK-së, pritja në Jarinjë është gjysmë ore.

Ndërkaq nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare sikurse në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës pritjet nuk janë më të mëdha se 10 minuta.

KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet rreth pritjes dhe kolonave nëpër pikat kufitare. /Zëri

Image