Prattipati: Bllokimi politik minon demokracinë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Prattipati: Bllokimi politik minon demokracinë në Kosovë

Aktuale August 06, 2025 - 19:30

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka përcjellë një porosi të qartë për partitë politike në vend, të shmangen çdo përpjekje për të bllokuar pjesëmarrjen e ndonjë partie në zgjedhje përmes taktikave politike apo procedurale.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës Amerikane në Facebook, u bë e ditur se gjatë kësaj jave, Prattipati ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive të kualifikuara, përmes taktikave politike ose procedurale, minon demokracinë”, thuhet në njoftim.