
Meta nuk tërhiqet, e kërkon lirinë - avokatët thonë se hetimet u mbyllën
Aktuale
August 06, 2025 - 15:25
Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë atë të ndalimt të daljes jashtë vendit.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të lirohet, me argumentin se SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe nuk ekziston më rreziku për prishje provash.
Kërkesa vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. /abcnews