Radomir Laban caktohet gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga Presidentja, Osmani mban konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Radomir Laban caktohet gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga Presidentja, Osmani mban konferencë për media

Aktuale August 05, 2025 - 14:54

Një vit më parë Presidenca kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban.

Burime të RTVDukagjinit bëjnë të ditur se pikërisht ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

Mësohet se për këtë çështje Presidentja e shtetit Vjosa Osmani mban një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 16:30.