Gjendja në kufi, bashkatdhetarët presin deri në dy orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Gjendja në kufi, bashkatdhetarët presin deri në dy orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Aktuale August 02, 2025 - 08:09

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë është regjistruar mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.

Aktualisht nuk ka shumë kolona nëpër pikat kufitare tjera të Kosovës dhe më e ngarkuara, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është ajo te Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10-15 minuta.

Image