AGK-ja reagon ndaj sulmeve të Fitore Pacollit ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja reagon ndaj sulmeve të Fitore Pacollit ndaj gazetares së RTK-së

Aktuale July 28, 2025 - 22:11

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për sulmet e deputetes Fitore Pacolli ndaj gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi gjatë një interviste të dhënë të hënën.

Sipas AGK-së, kjo formë e linçimit është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe u jep hapësirë të tjerëve që të veprojnë njëlloj ndaj gazetarëve, raporton Zeri.info.

“AGK-ja e fton deputeten Pacolli dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që të përmbahen nga deklaratat e komentet nxitëse kundër gazetarëve, dhe në vend të kësaj të ofrojnë transparencë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e interesit public”, thuhet në reagim. /Zëri