
Gjendet 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës
Aktuale
July 28, 2025 - 12:48
Fatos Jakupi, 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, i zhdukur mëngjesin e sotëm, është gjetur para pak minutash.
Lajmin e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga familja e fëmijës dhe kanë bërë me dije se Fatosi u gjet në fshat, jo fort larg shtëpisë.
Ai tashmë është duke u kontrolluar nga një ekip mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e tij është stabile.