Kaq janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës
Foto: Laura Hasani /Arkiv

Kaq janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale July 20, 2025 - 08:20

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet relativisht i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.

Pritje për të hyrë nga Jarinje dhe në Merdarë për në Kosovë po bëjnë udhëtarët e këtyre dy pikave kufitare, ata presin nga 10 deri në 15 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara nga QMKM-së në orën 08:08, automjetet dhe kamionët, në pikat tjera, po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.