
Moti për ditën e sotme
Aktuale
July 20, 2025 - 07:59
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielen parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP.”, thuhet në njoftim. / Zëri