
Rikthehen kolonat, mbi tri orë pritje për të hyrë në Kosovë
Aktuale
July 19, 2025 - 14:28
Bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër kufi.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK), ka bërë përditësimet e fundit, duke treguar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, janë mbi tri orë, apo 200 minuta, shkruan Zeri.info.
Sipas të dhënave të fundit të QKMK-së, edhe në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 40 minuta, ndërkaq në Bërnjak 20 minuta.
QKMK-ja bën të ditur se në pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 5 deri në 10 minuta.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare. /Zëri/
