Çitaku: Kemi parë barrikadim, qe 6 muaj s’flitet për nevojat e qytetarëve
Foto: Laura Hasani

Çitaku: Kemi parë barrikadim, qe 6 muaj s’flitet për nevojat e qytetarëve

Aktuale July 19, 2025 - 13:53

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 49-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për “barrikadim politik”.

“Deri më tani kemi parë barrikadim, qe gjashtë muaj nuk flitet për nevojat e qytetarëve, deputetëve u pamundësohet ushtrimi i funksioneve të tyre. Nuk flasim për 200 mijë pensionistë, për 140 mijë punëtorë të sektorit privat, mijëra punëtorë të sistemit shëndetësor e arsimor, por për ambiciet e Haxhiut dhe egon e deputetit Kurti”, ka thënë ajo.

Çitaku ka akuzuar Avni Deharin për shkeljen e rendit të ditës dhe të Kushtetutës në seancat e Kuvendit të Kosovës.

“Kjo s’është pakujdesi as padituri, por përpjekje e qëllimshme për të përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.