
Balje: Nuk besoj që Kurti do t’ia japë postin e kryeparlamentarit Limajt
Deputetja Duda Balje ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, t’ia ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit liderit të Nismës, Fatmir Limaj. Ajo tha se shpreson për një marrëveshje mes palëve, por se qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar.
“Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë me ba një marrëveshje mes veti”, tha Balje, duke iu referuar diskutimeve ndërmjet ekipit të Kurtit dhe Fatmir Limajt.Ajo shtoi se nuk pret ndryshime në pozicionimin e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me postin e kryeparlamentarit.
“E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshuar Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur,” theksoi ajo.
Balje bëri të ditur se ende janë në pritje të takimeve dhe se vendimi përfundimtar do të merret në kuadër të partisë.
“Unë nuk e ndryshoj qëndrimin, jemi duke pritur këtë takim, pastaj do të vendosim si parti,” tha ajo.