
Reçica: Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit
Aktuale
July 19, 2025 - 11:59
Pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili tha se kryeministri në detyrë, Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit.
Reçica nuk u deklarua nëse ka votë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëse propozohet të hënën për kryekuvendar.
“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka goxha problem me dhënë kryetarin e Kuvendit”, tha Reçica.