Deliu: Po afron fundi i afatit kushtetues, por ende s’ka asnjë lëvizje për zgjidhje

Deliu: Po afron fundi i afatit kushtetues, por ende s’ka asnjë lëvizje për zgjidhje

Aktuale July 19, 2025 - 11:59

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit politik në funksionalizimin e institucioneve, duke paralajmëruar se afati kushtetues prej 30 ditësh po përfundon, ndërsa nuk ka asnjë përparim konkret.

“Përderisa nuk kemi ende asnjë lëvizje dhe afatet 30 ditore të Kushtetutës përfundojnë për pak ditë, ende është larg të besohet që do të ketë zgjidhje të situatës,” tha Deliu.

Ajo theksoi se bllokada po vazhdon për shkak të mungesës së vullnetit të partive politike.

“Sepse po shihet ende që nuk ka vullnet politik që të lëvizet nga kjo situatë,” u shpreh ajo.