Abazi: LVV-ja ende s’e ka kuptuar që pushteti nuk është pronë personale

Abazi: LVV-ja ende s’e ka kuptuar që pushteti nuk është pronë personale

Aktuale July 19, 2025 - 11:46

Arjeta Abazi, deputete e LDK-së, ka folur pas dështimit të seancës së 49-të konstituive.

Ajo tha se Kuvendi ka ngecur, dhe fajin ia hodhi partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, deputetja shton se Kuvendi nuk po ecë përpara jo për shkak të ndonjë fatkeqësie apo emergjence, por sipas saj, për shkak të partisë që ende nuk e ka kuptuar që pushteti nuk është pronë personale.

“Seancë pas seance nuk po arrijmë të ecim përpara. Kuvendi është kthyer në një teatër të stërzgjatur, ku për fat të keq aktorët kryesorë janë më të interesuar për skenën, sesa për skenarin. Nuk po ndalemi për ndonjë shkak të emergjencë apo fatkeqësie natyrore, për shkak të një partie që ende nuk e ka kuptuar që pushteti nuk është pronë personale”, tha Abazi.