
Ndryshe nga Hasani, Nura beson se PDK-ja do ta votojë Limajn për kryeparlamentar
Aktuale
July 19, 2025 - 11:10
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura ka deklaruar se mendon që partia, pjesë e të cilës është ai do ta votojë kryetarin e Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj për postin e kryeparlamentarit.
Ai para seancës së 49-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Unë mendoj që Fatmir Limaj një kohë e ka treguar një virtyt, një aset të cilin e vlerësoj shumë dhe për me pasë një pozitë shtetërore duhet ta do këtë vend. Mendoj që Fatmir Limaj e do të këtë vend”, tha ai.
“PDK-ja ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë, shpresoj se PDK-ja do t’ia japë votën Fatmir Limajt”, shtoi ai.