Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq e më keq Kosovës
Foto: Laura Hasani

Haradinaj për Kurtin: Mashtruesi e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq e më keq Kosovës

Aktuale July 19, 2025 - 11:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para seancës së 49-të konstituive.

Sipas tij, zgjidhjen e bllokadës së parlamentit nuk e ka ish-opozita, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ose siç e quan ai vetë, “mashtruesi”.

“Me ftohemi çdo 48 orë, në disa mungoj sepse janë përvjetorët e bashkëluftëtarëve të mi, që atyre që duhet me qenë me ta, dhe sot i kërkoj falje shumë prej tyre”.

“Kjo ftesë që është gati siç e dini, është tallje, pra vijmë në respekt të parlamentit por jo në respekt të ftesës, sjellja e zotit Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu, ajo panika e tij me ndalë fjalën deputetëve, se po u bojka nami që një deputet po e shtojka një fjalë, me të vërtetë është e turpshme.... Këtë pyetje duhet t’ia bëni Kurtit, apo ndryshe nga mashtruesit. Ai e ka në dorë zgjidhjen. Po vërehet se ai e ka ndarë mendjen për ta bërë keq e më keq Kosovën. Ju e dini si është gjendja me energjinë elektrike, sa do të jetë çmimi në dimër dhe lulëzimin me tregtinë e energjisë. Krejt këto (çka po ndodhin në Kuvend) janë me fsheh hajninë, me fsheh ndjekjen nga gjyqësori”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket një takimi të mundshëm mes Kurtit dhe Limaj, Haradinaj nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.