Bahtiri: Me lëshua pe, për çka?
Foto: Laura Hasani

Bahtiri: Me lëshua pe, për çka?

Aktuale July 19, 2025 - 10:57

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, sot ka hyrë në Kuvendin e Kosovës pak më ndryshe. Ndonëse herët e kaluara s’ngurronte që të fliste dhe të fajësonte ish-opozitën se po vijnë dhe s’po marrin pjesë në votim, sot ka provuar të hyjë brenda objektit të Kuvendit pa u ndalur fare tek gazetarët.

Megjithatë një pyetje e një preja gazetarëve se a do të lëshojë pe Lëvizja Vetëvendosje sot, ka bërë që Bahtiri të kthehet.

“Me lëshue pe, për çka?”, ka thënë Bahtiri, derisa ka vazhduar të ecë brenda Kuvendit dhe ka mbyllur derën. /EO