Brahimaj: LVV-ja ka marrëveshje me Listën Serbe dhe Nismën
Foto: Laura Hasani

Brahimaj: LVV-ja ka marrëveshje me Listën Serbe dhe Nismën

Aktuale July 19, 2025 - 10:53

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka thënë, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit, Fatmir Limajn, raporton Zeri.info.

Ai para fillimit të vazhdimit të 49-të të seancës konstituive, tha se ka një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës dhe Listës Serbe.

“Prej fillimit e kemi thënë që këta kanë një marrëveshje, zotëri Limaj ka thënë edhe në media, e ka pranuar edhe vetë që janë takuar disa herë (me Kurtin). Por sigurisht, nëse ata bien në një dakordancë, votën time personale zotëri Limaj nuk do ta ketë. Ne kemi dhënë propozimet tona, cilido prej Vetëvendosjes që nuk është në ndonjë ministri ne do ta votonim, por zotëri Limajn jo. Sepse do të ishte fer, do të ishte e ndershme sikur ka bërë një marrëveshje me Aleancën dhe të thoshte: Unë këtu i ndaj rrugët, por jo me qenë të informuar përmes mediave. Ata veçse në parim e kanë një marrëveshje, edhe me Listën Serbe. E shihni që çdo seancë pas përfundimit Lista Serbe, zotëri Limaj dhe Vetëvendosja e lëshojnë sallën, ndërsa ish-opozita qëndrojnë në sallë” , tha Brahimaj. /Zëri