Kapiteni i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiteni i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Aktuale July 18, 2025 - 13:47

Kapiten Shkëlqim Raci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University), që zhvillohet në Fort Lee, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që u ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit.

“Ky sukses i kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.