
Mërgimtarët po presin 40 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Aktuale
July 13, 2025 - 15:55
Mërgimtarët veçse ia kanë mësyrë Kosovës, e kështu po krijohen edhe pritje në pikat kufitare të vendit.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë te Dheu i Bardhë, deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë, derisa për të dalë deri në 10 minutë.
Deri në gjysmë ore pritje shënohet edhe në pikën kufitare të Bërnjakut.
Pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të madh të pritjeve, nga 5-10 minutë.