Presidentja Osmani, sot homazhe në Krushë të Madhe

Presidentja Osmani, sot homazhe në Krushë të Madhe

Aktuale March 26, 2025 - 08:26

Sot u bënë 26 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, që u krye nga forcat serbe.

Më datat 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 qenë masakruar 243 persona në këtë fshat të Rahovecit.

Ndërkat, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe atje nga ora 10:45.

Ajo më pas do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor.