“Bild” bën zbulimin e papritur, Putini me origjinë të largët gjenetike nga Kosova

“Bild” bën zbulimin e papritur, Putini me origjinë të largët gjenetike nga Kosova

Aktuale March 25, 2025 - 14:08

Një kompjuter i hakuar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili, sa kuptohet, ka origjinë të largët gjenetike nga Kosova.

Një kompjuter i hakuar ka nxjerrë në dritë një zbulim të pazakontë rreth presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sa kuptohet, ka origjinë të largët gjenetike nga Kosova.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane BILD, të cilës i kanë rënë në dorë të dhënat e identitetit gjenetik të një kushëriri të afërt të Vladimir Putin, prej kompjuterit të të cilit ishin hakeruar shumë dokumente.Një grup hakerësh ka hyrë aty dhe më pas ka shpërndarë materialet e kushëririt të dytë të Putinit.

Sipas informacioneve të Bild-it, ky i fundit kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe me sa duket kishte ruajtur rezultatet në kompjuterin e tij, duke përdorur një fjalëkalim jo shumë të sigurt.

Çfarë thotë testi?

Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri– i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild-it, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 për qind.

Të dy, si Mikhail, ashtu edhe Vladimir Putin, mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.

Më tej, shtohet se përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13.

Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10 mijë deri në 20 mijë vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore.

Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme, me Bild-in që ngre pyetjen nëse presidenti rus ka një prejaardhje gjenetike të familjes së tij nga Kosova e sotme.

Fakte të tjera të dala nga ky test i ADN-së, bëjnë me dije se të afërmit kanë një rrezik të shtuar për t’u përballur me kancerin e prostatës gjatë jetës së tij, parë edhe linjën gjenetike.

Teksa, raportohet se i afërmi i Putinit është gjenetikisht i prirur edhe ndaj paranojës sipas gjenetikës së tij, por nëse kjo vlen edhe për Putinin, mbetet e panjohur.