
Pesë raste me fruth gjatë këtij viti në Kosovë, IKSHPK: Është sëmundje serioze, vaksinohuni
Gjatë këtij viti janë regjistruar pesë raste të fruthit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vaksinimi kundër fruthit arrin një përqindje mbi 90 përqind.
Në një përgjigje të IKSHPK-së thuhet se deri tani vaksinimi me dozën e parë është 89%, ndërsa me dozën e dytë 94%.
IKSHP-ja thotë se thirrja e këtij institucioni për vaksinim ka pasur efekt. Ndërkaq vazhdon tu bëjë thirrje prindërve, që t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, raporton indeksonline.
“IKSHPK u bën thirrje prindërve në vazhdimësi, që t’i vaksinojnë fëmijët sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, sepse fruthi është sëmundje infektive serioze dhe shumë më ngjitëse se gripi, dhe mund të shfaqë komplikime serioze. Vaksinimi është mënyra më efikase për ta parandaluar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.