Flet axha i 19-vjeçarit të vrarë në Vushtrri: Familja s’ka pasur asnjë të keqe me askënd
Axha i Ardit Zymerit, 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri, Nysret Zymeri, tha se nuk e di si ka ndodhur rasti.
Ai tha se familja nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.
Ai njoftoi se për rastin familja është informuar mbrëmë dhe se, sipas tij, dorasin e as familjen e tij nuk e njohin ende.

“Arditi ka qenë djali i vëllaut. Informatë zyrtare nuk kemi deri më tani. Nuk e dimë se si ka ndodhur, të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur, e kemi ditur që e kemi një armik, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim. Janë edhe tre fëmijë, një vajzë edhe dy djem”, ka thënë ai për Ekonominë Online.