Kryetari i Zubin Potokut publikon fotografi me gruan dhe vajzat, bën krahasime me familjen e Barack Obamës
Foto: Facebook

Kryetari i Zubin Potokut publikon fotografi me gruan dhe vajzat, bën krahasime me familjen e Barack Obamës

Aktuale March 22, 2025 - 22:50

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e ka krahasuar familjen e tij me atë të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

I fotografuar afër gruas dhe dy vajzave të tij, Zeqiri ia ka bashkangjitur edhe disa fjalë për vajzat e tij.

“Kush ka vajza Botën ka. Janë shërbet për bakllava. Familja është e Shenjët. Zoti jau ruajt Familjet..”, shkroi Zeqiri krahas fotografisë së publikuar, të cilës ia ka bashkangjitur edhe portretin familjar të ish-presidentit amerikan, Barack Obama.