Mickoski: Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive, për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu s’ka nacionalitet
Foto: Laura Hasani

Mickoski: Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive, për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu s’ka nacionalitet

Aktuale March 17, 2025 - 14:04

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp njoftuan për gjendjen e pacientëve nga tragjedia në Koça.

Ministri Taravari njoftoi se gjendja e pacientëve që janë brenda vendit janë në gjendje stabile.

Ministri tha se po ashtu edhe pacientët që janë jashtë vendi gjendje e tyre është nën kontroll.

Kryeministri Mickoski sot ka falënderuar të gjitha vendet që kanë pranuar pacientët për t’i shëruar, por edhe vendet, të cilët kanë dërguar mjekë në vend.

Mickoski tha se sipas hulumtimeve të bëra deri tani Ministria e Ekonomisë në vitin 2024 ka dhënë vetëm 12 licenca për kabare.

“Ky klub ka pasur vetëm dy herë licencë, njëherë e ka marrë në vitin 2021 dhe një në vitin 2024. Përgjegjësi do të ketë pa marr parasysh se cilës parti politike i takon”, tha Mickoski.

Mickoski tha se në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se jemi duke luftuar krimin. Luftuam mazut krimin, kemi luftuar grupin mafioz në energjetik, kemi luftuar krimin në rrugë.

“Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, shtoi kryeministri.

Kryeministri tha se vendi edhe njëherë tregoi se ka kapacitete shëndetësore për t’u ballafaquar me tragjedi të tilla. /Telegrafi