
Kurti: Kosova e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme Maqedoninë e Veriut
Aktuale
March 16, 2025 - 16:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen tronditëse në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku nga zjarri në një klub nate kanë humbur jetën 59 persona.
Kurti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Kreu i vendit ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të vullnetshme që të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme.
“Teksa ndajmë dhimbjen e shprehim ngushëllime, le të jetë kjo tragjedi rikujtim i vlefshëm për të gjithë ne për kujdes të shtuar dhe respektim të protokolleve të sigurisë si në organizim ashtu edhe në standardin e infrastrukturës ndërtimore në vendin tonë”, shkoi ai në Facebook. /Zëri