Haradinaj reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar

Haradinaj reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar

Aktuale March 13, 2025 - 22:11

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, ku ai erdhi për të takuar babanë e tij të shtrirë në spital.

Haradinaj i ka drejtuar një mesazh Thaçit, duke thënë: “Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar! Bashkë me të tjerët.”

Ai ka shtuar: “Qëndroni krenarë dhe të fortë!”.

Ky reagim erdhi pas vizitës së Thaçit, i cili u lejua të vizitojë babanë e tij për arsye humanitare, pas shumë kërkesave.