Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen
Foto: Laura Hasani

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale February 27, 2025 - 21:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se mes dy partive nuk ka asnjë pikë të përbashkët që do t’i bashkonte në një qeverisje të mundshme.

I pari i PDK-së e bëri të qartë se dallimet mes dy partive janë të thella, si në qasjen politike ashtu edhe në vizionin për të ardhmen.

” Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi në Rtv Dukagjini.