Kurti takon Rohden: ZKM-ja shkurtimisht njofton se diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Kurti takon Rohden: ZKM-ja shkurtimisht njofton se diskutuan për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Aktuale February 27, 2025 - 15:44

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, sot ka pritur në takim në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit, të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e formimit të institucioneve.

‘‘Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Zëri