Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Aktuale February 27, 2025 - 14:37

Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, me vendim të Gjykatës së Lartë, e cila ka rrëzuar rekursin e kreut të PL-së për lirimin nga burgu.

Meta, i cili u arrestua më 21 tetor 2024, kërkon një masë më të butë sigurie.

Ai akuzohet nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.