Mandl: Kosova s’do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë
Foto: Laura Hasani

Mandl: Kosova s’do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Aktuale February 27, 2025 - 11:29

Zëvendëssekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson, ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi e njëjta në 2023-n kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës.

Wilsoni kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”. E së fundmi një reagim ndaj saj bëri kongresisti amerikan, i cili tha se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.

Torresi theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Me këtë qëndrim të Torresit është pajtuar edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandli. /Telegrafi