
Qosja: S’mund ta shëroni Kosovën nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar
Aktuale
February 27, 2025 - 11:11
Shkrimtari dhe publicisti Rexhep Qosja ka shkruar sot se në Kosovë është formuar një kartel, siç e ka quajtur ai, “diktaturë gjyqësore”.
Sipas Qasjes, ky lloj karteli po e mbron korrupsionin sistematik dhe nëse nuk shkarkohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nuk mund të shërohet Kosova, transmeton Zeri.info.
“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, nuk mund ta shëroni Kosovën. Ata e kanë formuar një kartel (një diktaturë gjyqësore) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, shkroi Qosja. /Zëri