Osmani nis përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale
Foto: Facebook

Osmani nis përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale

Aktuale February 27, 2025 - 10:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, raporton Zeri.info.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuuar në këtë proces. /Zëri